Rreth Nesh

Agjencia e trajnimit FILARA EDUCATION u krijua si rezultat i kërkesave dhe nevojave të punonjësve arsimor për trajnim të vazhduar profesional, por jo vetëm, nga shtëpia botuese FILARA, që operon në tregun e teksteve shkollore  të arsimit parauniversitar me mbi 15 vjet.

Aktiviteti i agjencisë FILARA EDUCATION është vazhdim i punës trajnuese të shtëpisë botuese FILARA për trajnimin e punonjësve arsimor duke e konsideruar këtë si pjesë të realizimit të synimeve të kurrikulës së reformuar.

Reforma e MASR në reformimin e kurrikulës të sistemit arsimor parauniversitar që nga viti 2016, përfshiu një sërë ndërhyrjesh në trajnimin e punonjësve arsimor për të specifikuar njohuritë dhe kompetencat e kërkuara.

Agjencia e Standardeve dhe e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, hartoi  standarde kombëtare të reja për t’u plotësuar nga punonjësit arsimor. Kjo ndikoi tek ata dhe shkollat duke krijuar përkufizime të reja të profesionalizmit.

Pikërisht këto zhvillime të reja e vunë punonjësin arsimor përball sfidave të reja.

Shtëpia botuese FILARA, sot vazhduese e punës së saj trajnuese, Agjencia e Trajnimit FILARA EDUCATION, ju erdhi në ndihmë punonjësve arsimor, krahas punës për hartimin e teksteve, materialeve ndihmëse për mësuesin dhe nxënësin, edhe me trajnime për:

  1. Punonjës arsimor që punojnë me tekstet shkollore të saj për mënyrën se si duhet të punonin ata në procesin e mësimdhënies-nxënies me tekstin; si duhet të kryenin veprimtaritë dhe projektet e këshilluara; si të zbërthenin konceptet lëndore, si të menaxhonin klasën dhe si të punonin me nxënës me nevoja të veçanta; si të punojnë me portofolin lëndor të nxënësve, si të punojnë me portofolin europian të gjuhëve të huaja dhe si të bëjnë vlerësimin e punës me portofol.
  2. Autorët e teksteve, për mënyrën se si shkruhen tekstet shkollore, në përputhje me kurrikulën e reformuar dhe udhëzimet e MASR.

Trajnime janë zhvilluar në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Fier, Sarandë, Durrës, Berat. Këto trajnime, që i kërkonin zhvillimet arsimore në vend, ishin pa kredite. Prandaj lindi nevoja që këtë punë të kryer në këtë mënyrë, ta vinim mbi baza të fitimit të krediteve nga ana e punonjësve arsimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *